Telegrafi

Golden Eagle Ylli transferon edhe një amerikan

Devin Matthews Lavon është lojtar më i ri i Golden Eagle Yllit.

Organizatori amerikan 191 centimetra i gjatë është paraqitur për regjistrim nga ekipi suharekas në FBK dhe pas kompletimit të dokumentacionit ai do të mund të paraqitet për ekipin.

Ylli është aktualisht në pozitë të pestë të klasifikimit në Superligë dhe po mundohet të bëj diçka më shumë për të kapur një vend që dërgon për Play-Off.