Golden Eagle Ylli e ka transferuar basketbollistin shqiptar, Blendi Avdili, i cili së fundmi ka luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht te Colorado Springs në kuadër të ligës NCAA.
“Ka disa sezone që Golden Eagle Ylli po u jep mundësinë lojtareve shqiptarë të talentuar që luajnë jashtë Kosovës të shfaqin talentin e tyre ne kampionatin tonë, e njëjtë kemi vepruar edhe ketë vit duke i dhëne mundësinë Blendi Avdilit, me të cilin po e hapim prezantimin e rosrterit për sezonin 2020/2021”.
“Blendi është i gjate 201cm luan ne pozitën 2 dhe 3, ai vjen nga NCAA saktësisht nga ekipi Colorado Springs. Gjatë vitit të kaluar ka startuar në 28 nga 28 ndeshjet dhe ka një mesatare prej 12.7 pikë për ndeshje, 4.8 kërcime dhe 2.4 asistime”, thuhet në njoftimin e Yllit.
Ndërkohë, vet lojtari citohet të ketë thënë: “Edhe pse situata me virus do të ndikojë shumë, mirëpo shpresoj që t’i ndihmoj klubit të fitojmë kampionatin për qytetin dhe për ‘Xhebrailat’ që do të ishte titulli historik”.
Në ndërkohë, derisa i ka uruar mirëseardhje Blendit, Golden Eagle Ylli ka paralajmëruar se së shpejti do ta prezantojë lojtarin e radhës për të cilin pohojnë se është i njohur. /Telegrafi/