Telegrafi

Golden Eagle Ylli regjistron një tjetër triumf, mposht Ponte Prizrenin

Golden Eagle Ylli e ka përforcuar pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll, pasi fitores së regjistruar në “13 Qershori” kundër Ponte Prizrenit (88-83).

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke shënuar 12 pikë më shumë se nikoqirët në çerekun e parë (18:30).

Në dhjetëminutëshin e dytë, vendasit u kthyen për ta ngushtuar rezultatin (24:16), por shkuan në pushim me disavantazh (42-46).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Në fraksionin e tretë, rezultati ishte i ngushtë, me ç’rast ekipi nga Suhareka shënoi vetëm një pikë më shumë (16:15).

Gjithçka u përmbys në çerekun e fundit, të cilin vendasit e fituan bindshëm (30:22) dhe në këtë mënyrë e fituan edhe gjithë ndeshjen.

Kjo është fitorja e 18-të e Golde Eagle Yllit në këtë edicion që mban vendin e dytë prapa Z Mobile Prishtinës, derisa Ponte Prizreni qëndron në top-katërshe me 12 fitore dhe 13 humbje. /Telegrafi/