KB Ylli ka arritur të ngritet në pozitën e dytë pas fitores ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 89-75.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, pasi përfundoi me rezultat 43-43.
Në pjesën e dytë shkëlqyen vendasit, të cilët edhe arritën të shpërthejnë për të përfundaur dilemën.
Më meritoi ishte kapiteni legjendar i klubit suharekas, Artin Gashi, i cili arriti 25 pikë e 7 kërcime.
Double-double spektakolar pati edhe Leonard Mekaj me 10 pikë e 13 asistime!
Elliot Cole te mysafirët shkëlqeu me 21 pikë të realizuara.
Ylli ngjitet në pozitën e dytë me 18 pikë, kurse Ponte Prizreni ka 14 pikë.
Ylli në sfidën e radhës takohet me Prishtinën, kurse Ponte e pret Rahovecin, ku Vreshtarët mund ta kthejnë pozitën e tyre të deritanishme në tabelë. /Telegrafi/