Site icon Telegrafi

Golden Eagle Ylli mposht Borenë me lehtësi

Edhe pse nuk kishte ndonjë rëndësi, Golden Eagle Ylli është treguar skuadër e fuqishme si mysafir i Boresë (143-72), në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Me të filluar ndeshja në palestrën “Karagaçi”, mysafirët u treguan bindës në çerekun e parë (10:38).

Edhe në fraksionin e dytë, skuadra nga Suhareka luajti më mirë dhe shkoi në pushim me epërsi të lartë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Akoma më bindës, vizitorët u treguan në çerekun e tretë (18:40), ndërsa pas triumfit në dhjetëminutëshin e katërt (17:32), e fituan ndeshjen me 71 pikë epërsi (143-72).

Golden Eagle Ylli që është në vend të dytë në tabelë, tashmë e ka siguruar gjysmëfinalen e ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll.

Nga ana tjetër, Borea ka rënë nga elita e basketbollit dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Exit mobile version