Golden Eagle Ylli ka arritur ta mposht Pejën edhe në ndeshjen e tretë finale të play-offit të Superligës duke u shpallur kampion i Kosovës pas serisë 3-0.
Ndeshja e tretë e zhvilluar në palestrën Karagaç u mbyll me rezultat 67:70 në të mirë të suharekasëve.
Peja ishte më e mirë në çerekun e parë duke e mbyllur me epërsi të madhe 24:14.
Në çerekun e dytë u kthye Ylli në lojë, duke e fituar, ndërsa rezultati pas pjesës së parë ishte 41:34 në të mirë të Pejës.
Në pjesën e dytë suahareksin ishin shumë më të mirë pasi e nisën furishëm duke e mbyllur çerekun e tretë me rezultat 23:13.
Çereku i katër u përshkruar me shumë gabim, ndërsa u mbyll baras 13:13, duke i dhënë kështu titullin Yllit.
Lojtari më i dalluar te Elyjah Clark me 19 pikë, i mbështetur nga Erjon Kastrati që shënoi 16 pikë dhe Gëzim Morina që shtoi 10 sosh.
Te Peja më i miri ishte Dardan Berisha me 21 pikë.
Ylli pas tri fitoreve radhazi në finale shpallet kampion, që është hera e parë në histori për këtë klub. /Telegrafi/