Telegrafi

Golden Eagle Ylli i fortë për Lipjanin

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore bindëse prej 94-59 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Lipjanit.

Një fillimi i fuqishëm, bëri që skuadra që kishte epitetin e mysafirit të shënonte 14 pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (11:25).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, skuadra nga Suhareka ishte dominuese (16:31) duke shënuar 15 pikë më shumë se Lipjani dhe shkoi në pushim me epërsi të lartë.

Në vazhdim, në çerekun e tretë (16:20), basketbollistët e Yllit u kujdesën që ta ruanin rezultatin dhe avantazhin e madh.

Dhe kur përfundoi edhe çereku i katërt (16:18), epërsia e Yllit ishte 35 pikë (94-59).

Me tri fitore dhe tri humbje, Golden Eagle Ylli mban vendin e tretë në tabelë me nëntë pikë.

Lipjani është në vend të fundit dhe ka regjistruar vetëm një fitore dhe pesë humbje. /Telegrafi/