Telegrafi

Golden Eagle Ylli fiton në udhëtim te Trepça

KB Trepça, Golden Eagle Ylli (Foto: Facebook/KB K.B. Golden Eagle YLLI)

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore të rëndësishme si mysafir i Trepçës (81-75), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Suhareka e nisi më mirë takimin duke i shënuar tetë pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë (10:18).

Mirëpo, ‘Minatorët’ u rikthyen në fraksionin e dytë për t’i shënuar dhjetë pikë më shumë (27:17) dhe shkuan në pushim me epërsi të lehtë.

Ylli u rikthye fuqishëm në dhjetëminutëshin e tretë duke shënuar 14 pikë më tepër se skuadra kundërshtare (17:31).

Lexo po ashtu Lajmet për Superligën e Kosovës në basketboll

Nikoqirët e fituan çerekun e fundit (21:15), por jo edhe ndeshjen, pasi epërsi e mysafirëve mbeti gjashtë pikë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit (81-75).

Golden Eagle Ylli e ka shfrytëzuar gabimin e Rahovecit dhe tash qëndron në vend të dytë në tabelë me një pikë më shumë.

Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e nëntë për Trepçën që edhe me shtatë fitore të arritura, pozicionohet në vend të pestë në tabelë. /Telegrafi/