Telegrafi

Golden Eagle Ylli fiton ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur Trepçën me rezultat 77-61.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, skuadra nikoqire ishte bindëse në çerekun e parë (23:10).

Vendasit shënuan vetëm një pikë më shumë në dhjetëminutëshin e dytë (18:17), por mjaftoi që të shkonte në pushim me avantazh të mirë (41-27).

Skuadra e Yllit vazhdoi të luante mirë edhe në fraksioni e tretë (15:13) për ta ruajtur diferencën e pikëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Çereku i fundit përfundoi baras (21:21), mirëpo ekipi vendas e kishte epërsinë për ta fituar këtë takim (77-61).

Golden Eagle Ylli vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë në tabelë dhe do të konkurrojë me Rahovecin për pozitën e dytë në tabelë.

Nga ana tjetër, synimi i Trepçës është të përfshihet në top-katërshe, edhe pse do ta ketë të vështirë ta plotësojë këtë objektiv. /Telegrafi/