Telegrafi

Golden Eagle Ylli fiton derbin lokal ndaj Bashkimit

Golden Eagle Ylli e ka nënshtruar Bashkimin (86-68) në palestrën “13 Qershori” për të regjistruar fitoren e 15-të sezonale në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipi nga Suhareka e fitoi çerekun e parë me nëntë pikë epërsi (24:15) duke shënuar kështu një fillim të mbarë të ndeshjes.

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, vendasit bënë paraqitje bindëse (21:14), ashtu që shkuan në pushim me rezultat komod (45-29).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Edhe pas kthimit nga pushimi, nikoqirët vazhduan të luanin më mirë në fraksionin e tretë (24:21), ndërsa çerekun e fundit e humbën me një pikë disavantazh (17:18), por tashmë epërsia ishte e lartë (86-68).

Golden Eagle Ylli qëndron në vend të dytë në tabelë pas 22 xhirosh, me tri pikë prapa liderit Z Mobile Prishtina (që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara).

Për Bashkimin, kjo ishte humbja e 11-të, ndërsa me po aq fitore të arritura, qëndron në vend të katërt në tabelë. /Telegrafi/