Telegrafi

Golden Eagle Ylli e Trepça me përforcime të reja

Skuadrat e Superligës së Kosovës në basketboll kanë filluar me përforcimet e reja para fillimit të fazës së ‘play-off’.

Golden Eagle Ylli dhe Trepça kanë paraqitur për regjistrim pran FBK-së nga një lojtar të huaj, të cilët mund të paraqiten në xhiron e radhës.

Ylli ka sjell në radhët e veta shtatgjatin 203 centimetra, Bambale Osbyn i cili së fundi është paraqitur në shtetin francez, Gjermani e Lituani.

Kujtojmë se te suharekasit janë edhe amerikanët e tjerë, Garrius Hollomanit, Romelo Banksit e Terrell Everettit.

Ndërkohë, mitrovicasit kanë transferuar amerikanin Zachary Reynolds, i cili para se të kalojë te minatorët, ka luajtur në Ekuador.

Ai te skuadra nga Mitrovica ka zëvendësuar amerikanin Harold Ridgeëay që u largua ditë më parë.

Ndryshe, krahas Reynoldsit, te Trepça janë edhe dy amerikanët tjerë, Aaron Anderson e Shawn Church. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nCt0PIeB8WE&fbclid=IwAR0nyATijc7GpvL-DZ2fS7_N1SO_r78LjGs4FD97nue6S3juxmjiulYIj2c&app=desktop