Me rezultat 83-65, Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore si mysafir i Bashkimit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Skuadra mysafire e nisi fuqishëm sfidën duke i shënuar shtatë pikë më shumë se nikoqirët në çerekun e parë (13:20).
Ekipi nga Suhareka vazhdoi të luante më mirë edhe dhjetëminutëshin e dytë (15:17) duke e mbajtur epërsinë para se të shkonin në pushim.
Edhe pas kthimit nga pushimi, Ylli u tregua shumë më bindës në çerekun e tretë të ndeshjes (18:27).
Fraksioni i fundit ishte i barabartë (19:19), mirëpo tashmë vizitorët e kishin epërsinë e lartë.
Me dhjetë fitore dhe pesë humbje, Golden Eagle Ylli është ngjitur në vend të dytë në tabele, me pikë të barabarta me Rahovecin që ndodhet një vend më poshtë.
Kampioni në fuqi, Bashkimi, mban vendin e pestë në tabelë, me shtatë fitore dhe tetë humbje të regjistruar në 15 xhiro në Superligën e Kosovës në basketboll. /Telegrafi/