Telegrafi

Golden Eagle Ylli bindës në triumfin ndaj Boreas

Me rezultat 109-75, Golden Eagle Ylli ka fituar përballë Boreas në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në sfidën e zhvilluar në Suharekë, vendasit e nisën mirë takimin duke shënuar dhjetë pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (27:17).

Lexo po ashtu Lajmet për KB YLLI

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, nikoqirët bënë paraqitje më të mirë (27:23) duke e ngritur akoma më shumë avantazhin para se të shkonin në pushim.

Pejanët u përpoqën të ktheheshin në çerekun e tretë, në të cilin shënuan një pikë më shumë se ekipi kundërshtar (21:22).

Mirëpo, Ylli nuk lejoi asnjë befasi duke e dominuar çerekun e fundit (34:13) dhe e fitoi ndeshjen e me 34 pikë epërsi (109-75).

Lexo po ashtu Lajmet për KB BOREA

Kjo ishte fitorja e katërt e Golden Eagle Yllit që numëron edhe tri humbje, dhe pozicionohet në vend të tretë në tabelë.

Borea regjistroi humbjen e pestë në shtatë xhirot e para, ndërsa ka arritur vetëm dy fitore dhe mban vendin e parafundit në tabelë. /Telegrafi/