Telegrafi

Golden Eagle Ylli arrin fitore të thellë kundër Lipjanit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 27 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Klubi suharekas para shikuesve të vetë në palestrën “13 Qershori” kundër Lipjanit me rezultat 134:81.

Gjatë gjithë ndeshjes vendasit kanë dominuar duke mos iu dhënë asnjë rast ekipit kundërshtar të vënë në dyshim fitoren e tyre.

Basketbollisti më efikas te verdhezinjtë ishin Kuqi me 29 pikë ndërsa Banks me 13 sosh.

Te mysafirët me paraqitje të mira u veçua Mitchell me 23 pikë ndërsa Mehmeti shtoi 18 pikë.

Pas kësaj, Ylli mbetet në vendin e dytë të renditjes tabelore me 46 pikë ndërsa Lipjani zë pozitën e shtatë dhe ka 31 pikë. /Telegrafi/