Telegrafi

Golden Eagle kundër akteve të dhunshme dhe padrejtësive në basketboll

Sponsori kryesor i KB Yllit të Suharekës, Golden Eagle, ka reaguar në formë zyrtare pas ngjarjeve të fundit në basketbollin kosovar.

Në ndeshjen KB Golden Eagle Ylli – KB Rahoveci u desh dy herë intervenimi i forcave policore për shkak të konfliktit në palestër mes dy tifozerive, ku për pasojë një lojtar i Rahovecit mbeti i lënduar.

Vendasit u ndanë shumë të pakënaqur edhe me gjyqtarët e takimit, duke besuar se ata ndikuan në epilogun final të takimit dhe humbjen e 11 pikëve epërsi me të cilat hyri në çerekun e katërt klubi suharekas.

Është sponsori kryesor Golden Eagle tash që ka reaguar me anë të drejtorit të përgjithshëm që kanë paralajmëruar tërheqjen në rast të përsëritjeve të akteve vandale në sport dhe padrejtësive nga gjyqtarët.

Reagimi i Lendrit Palushit:

Sporti është kulturë,dhe mision ka bashkimin e njerëzëve.Prandaj shpreh shqetësimin tim dhe dënoj ashpër aktet e dhunës që ndodhën në ndeshjën e kaluar në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Po aq ashpër dënoj edhe ndarjen e drejtësisë,e cila ate natë nuk ishte ne nivelin e duhur.
As njëra, as tjetra nuk na ndihmojnë në misionin e perbashkët që kemi, për perkrahjen e sportit dhe Basketbollit ne veqanti.

Prandaj shpresoj që në ditët në vazhdim të dy palët, si publiku ashtu edhe referet të reflektojnë në mënyrë që të perjetojmë kënaqësi baskebollistike dhe jo skena të tilla që dëmtojnë imazhin e lojës së bukur.

Skenat e tilla na detyrojnë edhe ne,si kompani të rishikojmë pozitën tonë edhe një herë dhe në rast përsëritje,ne jemi të detyruar të tërhiqemi nga këto aktivitete që ndikojnë dhe dëmtojnë imazhin e kompanisë sonë.