Reperi i njohur Gold AG, ka treguar se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, që pret ta sjellë së shpejti për fansat.
Ai ndërkohë po vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, reperi me prejardhje nga Presheva publikoi në InstaStory një fotografi të një mikrofoni, duke paralajmëruar ardhjen e këngës së re.
Mirëpo në mbishkrimin e fotografisë, ai vendosi që të shkruajë një realitet të ditëve të sotme – atë se si njerëzit i harrojnë të mirat shumë shpejt.
“Me 1000 gabime Zoti të falë e të mëshiron, e njeriu? Për 1 gabim 1000 të mira t’i harron”, kanë qenë fjalët e reperit në InstaStory.
Përndryshe, “Shkornjat e arta” mban titullin kënga e tij më e fundit, e cila është diskutuar shumë në opinionin publik dhe për përmbajtjen e tekstit të saj, reperi dha deklaratë edhe në policinë e shtetit. /Telegrafi/