Gold AG, reperi i njohur shqiptar, njihet për projektet e tij muzikore me frymë patriotike.
Të tilla nga ai janë mjaft të shpeshta, ndërsa priten mirë edhe nga admiruesit e këngë të tij.
Në një postim në rrjetin social Instagra, Agushi ka bërë të ditur se do të lansojë shumë shpejt projektin e ri.
“Prej kur ka le dielli” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila është dedikim për heroin Hamëz Jashari.
“Katër mars në ora 20:00. Këngë kushtuar Hamëz Jasharit, për nderë të Epopesë së UÇK-së”, ka shkruar ai në përshkrim.
Vlen të përmendet se hiti fundit nga reperi erdhi para një jave, “Jem Iliria jem Teuta”, në bashkëpunim me Nikollë Nikprelaj. ./Telegrafi/