Site icon Telegrafi

Gold AG: Virusi “uria” vret çdo vit 8500 djem e vajza dhe vaksina ekziston, quhet “ushqim”

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar ashtu si shumë të tjerë, po e shfrytëzon së fundmi ndikimin që ka në rrjetet sociale, për të ndërgjegjësuar fansat e tij.

Duke u dëshiruar shëndet të plotë dhe duke u kërkuar të mos bëjnë panik, reperi me prejardhje nga Presheva ua kujtoi së fundmi fansave të saj, që në botë ka edhe çështje tjera të vështira por që nuk diskutohen e nuk trajtohen me famën që ka marrë coronavirusi.

Kështu ai publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqeshin disa fëmijë të dobët, që duket sikur po kërkonin ushqimin.

Lexo po ashtu Getoar Selimi: Më kënaqin shqiptarët, kur kemi këso raste krejt shndërrohen në ekspertë

Ai e krahasoi urinë botërore e cila është në shkallë mjaft të lartë, sidomos në vendet afrikane, me virusin COVID-19, duke thënë se për të parën e kemi një “vaksinë” ose thënë më saktë zgjidhje se si ta përballojmë.

“Virusi “uria” vret çdo vit 8500 djem e vajza dhe vaksina ekziston, quhet “ushqim”. A thua vallë do të ngopen të pasurit ndonjëherë? Por këtë nuk e shohim nëpër media”, ka shkruar Gold AG në Instagram.

Komentues të shumtë iu bashkangjitën mendimit të reperit, duke thënë se ka të drejtë për faktin që bota ka treguar neglizhencë për njerëzit që vdesin nga uria, ndërkohë që të njëjtën nuk e bëjnë me përhapjen e viruseve.

Përndryshe, në fillim të kësaj jave, Gold AG gjithashtu njoftoi fansat se tashmë statusi i tij kishte ndryshuar, pasi kishte kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë. /Telegrafi/

Exit mobile version