Telegrafi

Gold AG vesh fanellën e Granit Xhakës: Shokët unë i quaj vëllezër

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur Gold AG është shumë aktiv me projekte të reja në muzikë.

Ai është i pëlqyer nga një numër i madh fansash, kjo është dhe arsyeja që ai është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Reperi nga Presheva ka treguar ndër vite se ka një raport shumë të mira me shumë prej fytyrave publike.

Vëllezërit Xhaka: graniti dhe Taulanti, janë ndër miqtë më të mirë të reperit, të cilët ai nuk heziton t’i quajë edhe vëllezër.

Së fundmi, Gold AG ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet i veshur me fanellën e Granit Xhakës.

“Shokët i kam vëllezër, unë vëllezërit i kom shokë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Muajin e kaluar, ai publikoi bashkëpunimin e tij më të ri me Shyhrete Behhlulin, këngën “Gurbetqari”, e cila u prit mirë nga fansat e këngëtarëve. /Telegrafi/