Telegrafi

Gold AG me urim emocional për nënën (Foto)

Reperi i njohur Gold AG di të jetë shumë emocional kur bie fjala për ndonjë nga anëtarët e familjes së tij.

Vitin e kaluar ai solli baladën “Babë”, një këngë e cila emocionoi publikun dhe për vet faktin që këtë projekt ia kushtonte të atit të tij të ndjerë.

Ndërkohë, pika e tij e dobët ka qenë gjithmonë nëna, nga e cila ai është rritur, dhe ka një dashuri të pafundme për të.

Lexo po ashtu Gold AG pranon fanellë nga ylli shqiptar i Premierligës Angleze (Foto)

Këtë dashuri të madhe ndaj saj, Gold AG nuk heziton që ta shpreh herë pas here edhe përmes fjalëve  dhe fotografive në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar së fundmi në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi ku shfaqet duke përqafuar nënën e tij, teksa sipër imazhit shkruan një dedikim emocional për të.

“O kuptim i jetës , ti që më dhe çdo t’mirë prej vetës, prej teje e mësova rrugën e së vërtetës.Ti je dritë , je gjak i zemrës time, e gjithë bota në një dorë nuk ka vlerë sa ti në dorën tjetër NËNA IME”(sic.), shkruan Gold AG. /Telegrafi/