Deputimi i Labinot Tahirit në politikë ka bërë shumë bujë në media.
Në fakt, nuk janë të paktë artistët që iu futën kësaj rruge, kjo pasi njëlloj kanë vepruar Adem Mikullovci e Memli Kelmendi.
Një fotografi e publikuar nga Gold AG në rrjetet sociale, kishte ngjallur reagime për një infiltrim të mundshëm të tij në politikë.
Mirëpo, duket në fakt se reperi nuk e ka në plan t’i futet një rruge të tillë.
Kështu së paku lë të kuptohet ai në një nga komentet e fotografive të tij në Instagram.
“Unë deputet mundem me u bo falë juve që më doni, por nuk dua t’ju dhuroj zhgënjim. Më mirë e shkruaj historinë në këngë se sa të premtoj fjalë të kota” (sic.), ka shkruar Gold AG në një nga komentet në Facebook. /Telegrafi/