Reperi Arian Agushi, i njohur si Gold AG, është një ndër reperët shqiptarë me më së shumti këngë patriotike.
Ai u ka kënduar shumë heronjve shqiptarë dhe luftës në përgjithësi.
Jo të pakta janë edhe reagimet e tij lidhur me ngjarje politike në vend, e në veçanti kur bëhet fjalë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Për këtë të fundit, reperi së fundmi publikoi stemën e saj në llogarinë e tij personale në Instagram.
“UÇK ta puthsha zemrën”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar kështu edhe njëherë dashurinë dhe respektin që ka për UÇK-në.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumtë, disa prej të cilëve kanë pyetur se pse pikërisht sot (e diel) vjen nga ai një reagim i tillë.
Shumë nga fansat kanë aluduar dhe hamendësuar se kjo është një lloj “replike” e reperit që ka të bëjë lidhur me publikimin e disa listave të veteranëve kosovarë që jashtëligjshëm marrin pension në sajë të UÇK-së.
Sido që të jetë, reperi vet nuk e ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për diçka të tillë. /Telegrafi/