Artisti i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft aktiv në rrjete sociale e po ashtu edhe me projekte muzikore.
Ai së fundmi përmes një postimi të publikuar në InstaStory ka thumbuar disa artistë të estradës për klikime.
I njëjti ka shpërndarë një listë ku tregon se ‘Shqipëria’ qëndron në krye për blerjen e klikimeve.
“Me gënjy miletin në rregull, por me gënjy veten nuk e di si po keni fytyrë. Klikimet e disa VIP-ave të estradës që gjejnë një fjalë e mundohen të nxjerrin gjithë këngën. Së shpejti hiti, do bëhet nami me klikime nga India dhe Vietnami”, ka shkruar ai.
Arian Agushi (emri i vërtetë) ka ironizuar edhe me këngën e re që do ta publikojë së shpejti që thotë se do të bëhet nami me klikime nga India dhe Vietnami.
Një reagim për klikimet muaj më parë e ka bërë edhe reperi Fero, i cili akuzoi të gjithë artistët duke qenë se për pak kohë marrin miliona në këngët e tyre.
Pas Shqipërisë, në listë renditet India, Gjermania, Italia, Vietnami, Zvicra, Indonezia, Brazili, Greqia dhe Tajlanda. /Telegrafi/