Telegrafi

Gold AG do të sjellë një tjetër këngë patriotike

Gold AG (Foto: Instagram/arianagushi)

Me anë të një fotografie nga studioja, Gold AG e ka paralajmëruar këngën e re që do ta sjellë gjatë kësaj jave.

Projekti i ri muzikor do të lansohet gjatë kësaj jave (19 prill), ndërsa kënga do të mbajë titullin “Mirë se t’gjeta moj Kosovë”.

“Suksesi i përbashkët që nga kënga e parë ‘Pushka e lirisë’. Do të sjellim më të mirën për dashamirët e këngës time, se shumë të reja po vinë mos harroni. 19 prill, ‘Mirë se t’gjeta moj Kosovë’, ka shkruar reperi në përshkrim.

Arian Agushi ka qenë mjaft në muajt e parë të këtij viti, ndërsa kishte paralajmëruar se gjatë muajit prill do të sillte disa këngë kushtuar dëshmorëve.

Bashkëpunimi me Ymer Bajramin, “Zani i Koshares”, në kujtim të Betejës së Koshares, është projekti më i fundit i Gold AG. /Telegrafi/