Reperi i njohur i skenës shqiptare, Gold AG, ka nisur punën për një tjetër projekt të ri muzikor.
Artisti, i cili ditë më parë solli këngën e re “Nuse”, të premten sërish lanson projektin e radhës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.
“E premte – ora 20:00. Bylbyli i Tropojës”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë ku përveç që ka zbuluar datën e saktë të publikimit ka njoftuar edhe titullin që mban kjo këngë.
Kënga mezi po pritet edhe nga fansat e 34 vjeçarit, reagimet e të cilëve ishin të shumta pranë postimit.
“Nuse” përndryshe për vetëm një javë ka grumbulluar mbi 800 mijë shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/