Telegrafi

Gold AG takon Ministrin e MFSK-së, Rrustem Berishën

Foto: Gold AG/Instagram

Ka disa ditë që reperi i njohur Gold AG i është bashkuar disa aksioneve humanitare me hoxhë Halil Kastratin, për tu dalë në ndihmë familjeve nevojtare.

Ai njëkohësisht vazhdon të jetë shumë i angazhuar rreth projekteve të reja dhe koncerteve të shumta.

Gold AG është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku ka treguar se është takuar me Ministrin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha.

“Me ministrin Rrustem Berisha, FSK”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Ky takim ka ndodhur një ditë para formimit të Ushtrisë së Kosovë, kjo pasi data e nesërme (e premte) do të jetë një datë historike për Kosovën.

Gold AG njihet si një prej reperëve i cili ka kënduar shumë këngë patriotike, me çka duket të jetë shumë i lumtur që më në fund FSK-ja po shndërrohet në ushtri. /Telegrafi/