Reperi nga Presheva, Gold AG, tash e disa ditë ka nisur punën për projekte të reja muzikore.
Ai përmes një postimi të ndarë në Instagram ka njoftuar ndjekësit se sonte (e enjte) publikon një nga këngët e reja.
Artisti shqiptar po ashtu bën të ditur se kënga i dedikohet dëshmorit të kombit, Fadil Malokut.
Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):
“TRIMI I DUKAGJINIT
Sonte në ora 19:00
Tekst e muzikë: Arian Agushi
Orkestrim: Wirusi Nexhat Wirus Mujovi
Video: MProduction Mirton Xhekaj
(Këngë për dëshmorin Fadil Maloku)”.
Projekti i fundit i lansuar nga Gold AG mban titullin “Bylbyli i Tropojës”, të cilin e solli në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Dava Gjergji. /Telegrafi/