Reperi Arian Agushi ka paralajmëruar dhjetë projekte të reja, të cilat do t’i publikojë së shpejti.
Në mesin e tyre do të ketë edhe disa bashkëpunime me artistë të tjerë, transmeton Telegrafi.
Njëri nga ta, për të cilin ka filluar punë reperi, është ai me anëtarin e TBA, Barootin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Goldi përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një fotografi nga studio duke paralajmëruar bashkëpunimin.
Megjithëse nuk ka dhënë detaje rreth këtij projekti, sipas rep-artistit kënga do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/