Telegrafi

Gold AG shijon pushimet në bregdetin shqiptar: E eca krejt botën, por askund më mirë s’e gjeta se në atdheun tim

Foto: Gold Ag/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, pas angazhimeve të shumta duket se më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Ai e ka nisur verën duke kaluar disa ditë të mira plazhi, dhe për këtë ka zgjedhur Golemin e Shqipërisë.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, reperi nga Presheva shfaqet duke u relaksuar në pishinë, ndërsa shijon rrezet e diellit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, ai shkruan se ka qenë në shumë vende të botës, por që askund tjetër nuk ndjehet sikur në vendin e tij.

“E eca krejt botën kalova në çdo vend, askund më mirë nuk gjeta se në atdheun tim”, kanë qenë fjalët e tij.

I njëjti duket se synon që vazhdimisht të vërë në pah ndjenjën e patriotizmit, duke treguar se përkundër të ardhurave të mira të cilat mund t’i sigurojnë pushime në vendet më luksoze, ai përsëri zgjedh bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, Gold AG vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme. /Telegrafi/