Telegrafi

Gold AG së shpejti me këngë për vendin e shenjtë të myslimanëve, Medinën

Gold AG (Foto:Instagram/arianagushi)

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore.

Pas paralajmërimit të bashkëpunimit me Hysni Klinakun, tani reperi pritet të publikojë një projekt tjetër kushtuar vendit të shenjtë Medinës.

“Nesër dhuratë për ju ma e reja Mirupafshim oj Medine në ora 18:00”, shkruan Ariani në postimin e tij të ndarë me ndjekësit në Instagram.

Këngëtari shqiptar para pak muajve ishte në vendin e shenjtë për religjionin islam, Medine, ndërkohë që për publikun njihet si një besimtar devotshëm.

“Letra e Babës”, mbetet një prej realizimeve të fundit të Gold AG, projekt ky kushtuar babait të tij të ndjerë të cilin e humbi në moshë të re.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar se do të mbajë disa koncerteve gjatë verës në trojet shqiptare si dhe në diasporë. /Telegrafi/