Gold AG po realizon një projekt të ri muzikor, për të shënuar një moment të veçantë në jetën e tij.
Reperi i njohur shqiptar, është duke punuar në këngën e re e cila do të jetë dedikimi për djalin e tij, Gueril.
Në një postim në InstaStory, reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi njoftoi fansat se kënga pritet të lansohet më 28 nëntor, kur edhe mbush 1 vjet djali i tij.
“Gueril, 28 nëntor 2021”, ka shkruar reperi në postimin që ka bërë mbrëmë, (e enjte) në orët e vona.
Gold AG kurorëzoi martesën me Ermirën në prill të vitit të kaluar, ndërsa në nëntor çifti u bën prindër për herë të parë.
Ndryshe, reperi lnasoi gjatë muajit korrik këngën e fundit me titullin “Arusha”, që u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/