Telegrafi

Gold AG reagon për panikun e coronavirusit: Pse nuk bëhet alarmanti numri i të vdekurve nga uria – vetëm sepse ata janë skamnorë

Foto: Gold AG/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka shprehur së fundmi indinjatën e tij lidhur me panikun që po përhapet rreth coronavirusit.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, ai ka bërë një krahasim të njerëzve që vdesin nga uria dhe atyre që kanë vdekur nga ky virus që ka marrë dhenë.

Sipas reperit me prejardhje nga Presheva, kjo ndodh për shkak se ata që vdesin nga juria janë të varfër dhe nuk marrin vëmendjen që marrin ata që po preken nga virusi corona.

Foto: Gold AG/InstaStory

“A e dini pse nuk bëhet alarmante numri i mijëra rasteve që vdesin nga uria në botë? Sepse ky virus i prek vetëm skamnorët e jo si coronavirus edhe të pasurit. Boll që po na mban toka”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.

Përndryshe, një javë më parë ai ka publikuar këngën e tij më të re me klip, “Sokoli”, e cila është pritur mirë nga fansat e tij.

Gold AG është mjaft i ndjekur nga fansat shqiptarë në rrjetet sociale dhe nuk ka refuzuar asnjëherë që të shprehë mendimin e tij lidhur me çështje të caktuara të aktualitetit. /Telegrafi/