Site icon Telegrafi

Gold AG reagon pas konfirmimit të aktakuzës për Rexhep Selimin: Krenar me ty vëlla

Foto: Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa thuajse gjithnjë reagon lidhur me ngjarjet që ndodhin në vend.

Ai së fundmi ka bërë një reagim pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për deputetin Rexhep Selimi.

I njëjti ka publikuar një fotografi përkrah Selimit, ndërsa thotë se është krenar me të duke treguar përkrahjen e tij.

“Toka jonë e djegur po lahet me gjak. Ty ta falim jetën e na duket pak. Krenar me ty vëlla”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Gjykata Speciale ia konfirmon aktakuzën Rexhep Selimit - nesër udhëton për në Hagë

Ndërkaq pak më parë, Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën edhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, deputeti i LVV-së theksoi se nesër do niset në Hagë dhe do të kthehet kokë lartë, duke shtuar se ideali i UÇK-së është mbi të dhe mbi këdo tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version