Telegrafi

Gold AG reagon ndaj shtyrjes së vendimit për Ramushin Haradinajn, ironizon serbët (Foto)

Reperi i njohur Gold AG është shquar gjithnjë për patriotizmin e tij, gjersa shumica e këngëve të tij kanë trajtuar tema të tilla patriotike.

Të gjithë e panë reagimin e artistëve pas arrestimit të Ramush Haradinajt, e mesa duket revolta e disa prej tyre po vazhdon edhe për faktin se autoritetet franceze po e shtyjnë vendimin për gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo po ashtu Gold AG ndan disa fjalë të veçanta për nënën e tij (Foto)

Kundrejt këtij veprimi ka reaguar Gold AG, i cili përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Facebook, ka reaguar duke shkruar një status mjaft ironizues për serbët,

“Pse dojn qent s’tremet luani”, shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë pëlqimin e shumë ndjekësve të tij. /Telegrafi/