Telegrafi

Gold AG i pyet fansat se a duan një tjetër duet me Gretën (Video/Foto)

Gold AG ka bërë dy bashkëpunime shumë të suksesshme me këngëtaren nga Shqipëria, Greta Koçi.

Ata fillimisht realizuan këngën “Mas miri” (në tetor 2015) që aktualisht numëron mbi 18 milionë shikime në YouTube.

Më pas, publikuan hitin tjetër, “Me mu”, ku mori pjesë edhe motra e Gretës, Eni.

Ndërsa tani, përmes një postimi në rrjetet sociale, Ariani i ka pyetur fansat nëse duan një tjetër bashkëpunim me Gretën.

“A e doni edhe një duet bashkë ndonjëherë?”, ka shkruar reperi duke postuar një fotografi të përbashkët me këngëtaren. /Telegrafi/