Telegrafi

Gold AG publikon projektin e ri muzikor “Loti i nënës”

Foto: YouTube

Artisti i njohur shqiptar, Gold AG, ka prezantuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor.

“Loti i nanës” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtaret Binjaket Ismajli.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa siç mban titullin i dedikohet nënës.

Gold AG (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga Arian Agushi dhe Abaz Selmani, kurse për muzikën dhe orkestrimin u përkujdes Ardian Kastrati.

Producimi dhe videoja i është besuar produksionit të njohur, MProduction.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të MProduction.

 

Reperi edhe këtë vit po vazhdon punën me bashkëpunime, gjersa nuk mungojnë edhe duetet me artistë të rinj. /Telegrafi/