I njohur për këngën që prekin temat sociale dhe patriotike, Gold AG ka ardhur me projektin e ri të këtij lloji.
“Falja e gjakut” është titulli i këngës më të re të reperit, të cilën e ka lansuar me videoklip.
Vet Arian Agushi është kujdesur për tekstin dhe muzikës e kësaj kënge, orkestrimin e të cilës e ka bërë Florent Boshnjaku.
Gold AG është kujdesur edhe për anën vizuale të këtij projekti, të cilit ia ka realizuar skenarin dhe regjinë.
Në videoklip janë angazhuar disa aktorë të njohur, ndër ta edhe Çun Lajçi, Nimon Muçaj e Sunaj Raça.
Kujtojmë që në korrik të këtij viti, Ariani e lansoi bashkëpunimin e tij me Ramadan Krasniqin – Danin, “Ma e mira”.
Ndërsa në fund të qershorit, ai solli një duet mjaft të pëlqyer me Yllka Kuqin, me titull “Xhan xhan”. /Telegrafi/