Gold AG e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka sjellë në vazhdën e realizimeve të tija patriotike.
Në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, çdo vit në datat 5, 6 dhe 7 mars organizohet manifestimin gjithëpopullor, “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pikërisht ky edhe është titulli i këngës më të re të Arian Agushit, “Epopeja e UÇK-së”.
Për anën vizuale është angazhuar M Production që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.
Natyrisht që edhe videoja muzikore që e shoqëron këtë projekt është e mbushur me elemente patriotike. /Telegrafi/