Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Trimi i Dukagjinit” mban titullin kënga e tij e re, e cila është hip-hop dhe me motive patriotike.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, teksa për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Wirusi.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë, një pjesë e të cilit është xhiruar në Kompleksion Memorial në Koshare dhe një pjesë në disa prej kullave të Junikut.
Ana vizuale i është besuar M Production.
Për koiçidencë, ky projekt muzikor kushtuar trimave të luftës u publikua në të njëjtën ditë kur vendi është duke u përballur me reagime të shumta për disa aktakuza të ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, njëherësh njerëz me pushtet në politikën kosovare.
Edhe Gold AG të enjten ashtu si shumë figura publike shprehu me shqetësim revoltën e tij lidhur me aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. /Telegrafi/