Telegrafi

Gold AG publikon këngën e re “Medvegja” (Video)

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të jetë një ndër reperët më aktivë të skenës.

Së fundmi, ai ka sjell për publikun këngën e tij më të re me titull “Medvegja”.

Kënga është ritmike hip-hop, e ndërthurur me elemente të ndryshme patriotike.

Gold AG në klipin e ri “Medvegja”

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet reperi, ndërsa klipi i është besuar M Production.

Klipi është xhiruar i tëri në Medvegjë dhe sjell pamje të ndryshme nga rrugët dhe lokacionet më interesante të tij.

Reperi njihet për këngët e tij të ndryshme me motive patriotike, dhe që shpesh ua kushton trojeve shqiptare. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=vvo074M_zjE