Telegrafi

Gold AG publikon këngën e re “Heroinat” dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës

Gold AG (Foto: YouTube)

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG sot (e diel), ka publikuar projektin më të ri muzikor njëherësh të parin për këtë vit.

“Heroinat” mban titullin kjo këngë, e cila iu është dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës, ku me këtë shënon edhe emërtimin që iu është vënë këtyre për atë që kanë përjetuar gjatë luftës.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa protagoniste e këtij klipi është aktorja Igballe Qena.

Gold AG (Foto: YouTube)

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur këngëtari Genc Prelvukaj.

Në klip përpos aktores Qena luan edhe: Kenan Gurgurovci, Rexhep Asani, Elmedina Abazi dhe Rajana Avdiu.

Lexo po ashtu Gold AG me këngë dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës

Në fund të këngës, Gold AG ka shkruar për gratë e dhunuara në luftë: “Rreth 20.000 femra janë përdhunuar nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe gjatë viteve 1998-1999 në luftën e Kosovës sipas organizatave ndërkombëtare”.

Kënga tanimë është publikuar në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/