Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG sot (e diel), ka publikuar projektin më të ri muzikor njëherësh të parin për këtë vit.
“Heroinat” mban titullin kjo këngë, e cila iu është dedikuar grave të dhunuara gjatë luftës, ku me këtë shënon edhe emërtimin që iu është vënë këtyre për atë që kanë përjetuar gjatë luftës.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa protagoniste e këtij klipi është aktorja Igballe Qena.
Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur këngëtari Genc Prelvukaj.
Në klip përpos aktores Qena luan edhe: Kenan Gurgurovci, Rexhep Asani, Elmedina Abazi dhe Rajana Avdiu.
Në fund të këngës, Gold AG ka shkruar për gratë e dhunuara në luftë: “Rreth 20.000 femra janë përdhunuar nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe gjatë viteve 1998-1999 në luftën e Kosovës sipas organizatave ndërkombëtare”.
Kënga tanimë është publikuar në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/