Site icon Telegrafi

Gold AG publikon fotografi nga fëmijëria me veshje kombëtare: Patriot kam lindur, nuk jam bërë

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve.

Ai u shoqëruar në Policinë e Kosovës ku u mor në pyetje nga organet e rendit lidhur me tekstin përmbajtës të këngës së tij më të fundit, “Shkronjat e arta”.

Ndërkohë, pasi u la i lirë ai publikoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shihej duke inicizuar këngë të reja në studio, duke e bërë të ditur se nuk e ka ndër mend të ndalet.

Lexo po ashtu Gold AG thotë se nuk e ka ndër mend të ndalet

E për të gjithë ata që vënë në pikëpyetje patriotizmin e tij, Gold AG së fundmi ndau me ndjekësit në Instagram një imazh të realizuar në fëmijëri, ku shfaqej i veshur me tesha kombëtare.

“S’jam bërë patriot, por ashtu kam lindur”, kanë qenë fjalët e reperit me prejardhje nga Presheva në mbishkrimin e fotografisë.

Gold AG përndryshe njihet për numrin e madh të këngëve me mesazhe patriotike që ka në repertoarin e tij, shumica prej të cilave u dedikohen heronjve të luftës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version