Telegrafi

Gold AG publikon bashkëpunimin me Bes Kallakun dhe Orgito

Sezoni veror ka sjellur bashkëpunime të shumta mes artistëve të estradës shqiptare.

Një i tillë ka ardhur edhe së fundmi mes tre të tillëve, bëhet fjalë për reperin Gold AG, i cili ka lansuar projektin e ri në bashkëpunim me Bes Kallakun dhe Orgito Dapa.

“Bojna qef” mban titullin kënga e cila erdhi e shoqëruar edhe me videoklip, që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube të reperit nga Presheva.

Foto: Screenshot/YouTube

Për muzikën e këngës është përkujdesur Gramoz Kozeli, ndërsa teksti nga Gold AG dhe Bes Kallaku.

Producent i këngës është Don Production, teksa për aranzhmanin u përkujdes Klajv Kajno dhe Gramoz Kozeli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre, ndërkohë ata mbesin të angazhuar edhe me të tjera projekte. /Telegrafi/