Reperi i njohur kosovar ka pranuar së fundmi një dhuratë shumë të veçantë nga superylli i Arsenalit, Granit Xhaka.
Ky i fundit ka vendosur t’i dhurojë mikut të tij të ngushtë fanellën e tij, me të cilën luan për ekipin e Arsenalit në Premierligën Angleze.
Ndërkohë, Gold AG i lumtur që ka pranuar këtë dhuratë nga mesfushori kosovar, ka publikur në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet i veshur me këtë fanellë.
Ai ka pozuar me krahë të ngritur lart, duke ekspozuar kështu edhe muskujt e tij të palestruar.
Mesa duket prania e Xhakës, në Arsenal e ka bërë reperin preshevas që të ndihet “Gunner (Revolverist)”, ashtu siç edhe është prezantuar.
Përndryshe, dyshja ruajnë një miqëshi shumë të mirë me njëri-tjetrin, dhe janë takuar bashkë disa herë më parë. /Telegrafi/