Site icon Telegrafi

Gold Ag pralajmëron stuhi: 15 këngë të reja brenda këtij viti (Foto)

Gold AG është një prej reperëve më aktivë të skenës së muzikës.

Javë më parë në një prononcim për Telegrafin, ai u shpreh se këtë vit do të ketë shumë projekte të reja, të cilat pret t’i lansojë një pas një.

Lexo po ashtu Gold AG: Nuk kam nxitur urrejtje, dhe nuk kam ndërmend të merrem me akuza të pavërteta ndaj meje

Dhe në fakt, këtë gjë e ka treguar edhe në rrjetin social Instagram së fundmi, duke publikuar një fotografi e cila paralajmëron këngët e reja të tij.

Numri i projekteve që Gold AG pret të realizojë këtë vit është plot 15, një shifër e madhe kjo për tregun muzikor shqiptar.

Gold AG paralajmëron 15 këngë të reja. Foto nga InstaStory.

Ai njihet për bashkëpunime, si dhe prurje të shpeshta të projekteve artistike në muzikë.

Përndryshe, kënga e tij e fundit mbetet “Në Dukagjin”, të cilën reperi e solli në bashkëpunim me Hysni Klinakun. /Telegrafi/

Exit mobile version