Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka folur për herë të parë pas shumë kohësh për raportin e tij me Noizyn.
Gold AG thotë në emisionin EliteZone se ai nuk e ka më vëlla Noizyn.
Pos tjerash, ai thotë se e ka pasur vëlla, por më nuk e llogaritë më atë në atë mënyrë.
Ai pohon se nuk ka më asnjë raport me reperin nga Shqipëria, ani pse e ka pasur shok.
“Nuk kam më asnjë lloj raporti me të, as të mirë e as të keq”, u shpreh Gold AG.
Kurse, kur flet për incidentin e Noizyt me Cozmanin, ai tha se ka shpresuar që të mos i ndodhë më e keqja asnjërës palë dhe se të jetë lehtë gjithçka si nga ana e shërimit, ashtu edhe nga ana dënimit. /Telegrafi/