Reperi i njohur, Gold AG është mjaft i komentuar për jetën private krahas asaj profesionale.
Së fundmi, reperi nga Presheva ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira po bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ka konfirmuar vet reperi gjatë një interviste në emision “Pasdite” në RTK, teksa tha zbuloi se edhe fëmija i dytë është djalë.
Kujtojmë që Arian Agushi (emri i vërtetë) dhe partnerja e tij mirëpriten djalin e tyre të parë, Guerilin në nëntor të vitit 2020.
Reperi madje në njëvjetorin e lindjes publikoi këngën me të njëjti emër si dedikim për të birin.
Ndryshe, kënga e fundit e reperit është “Top tu baft pushka” me motive patriotike e shoqëruar edhe me videoklip. /Telegrafi/