Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me partneren e tij, Herolinda.
Mbrëmë (e diel), Lenjanit i ishte organizuar një dasmë në restorant nga familjarët e tij, teksa të ftuar në ceremoni ishin disa futbollistë, familjarë dhe miqtë e ngushtë të futbollistit.
Dasma e futbollistit ishte me afro 400 të ftuar e udhëhequr nga prezantuesi Labinot Gashi- Labi, kurse atmosferë të mrekullueshme kanë krijuar këngëtarët Meda dhe Vjollca Haxhiu.
Përveç tyre, një surprizë të këndshme futbollistit shqiptar i’a kishte bërë edhe reperi nga Presheva, Gold AG, i cili befasoi çiftin me interpretimin e disa këngëve.
Në videon që u’a sjellim më poshtë, mund ta shikoni momentin kur kjo befasi ishte realizuar. /Telegrafi/