Ka tash e sa ditë që ndërtimi i xhamisë kryesore në Prishtinë është shndërruar në temë diskutimi.
Polemikat janë nga më të ndryshmet, kryesisht për stilin e ndërtimit dhe financimin e saj nga shteti turk.
Lidhur me këtë çështje ka pasur reagime të shumta, e ndërsa dy fjalë lidhur me situatën duket se ka vendosur t’i thotë edhe reperi Gold AG.
Reperi me prejardhje nga Presheva, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, bëri një status në rrjetin social Facebook, duke renditur sipas tij disa nga të mirat e ndërtimit të një xhamie.
“Nëse thu duam shkollë e nuk duam xhami; Dije se aty edukohet fëmija yt që nesër mos të braktisë ty. Nëse thu dua spital e jo xhamia të marohet; Dije se xhamia është vendi ku zemra shërohet. Nëse kërkon fabrikë e xhaminë se deshe kurrë; Dije që xhamia është fabrika që mashkullin e bën burrë”, ka shkruar Gold AG në Facebook.
Të shumta kanë qenë edhe komentet e ndjekësve, shumë prej të cilëve janë pajtuar me mendimin e tij.
Godl AG njihet si një prej reperëve më të devotshëm ndaj fesë myslimane dhe jo të pakta kanë qenë këngën me motive fetare në repertoarin e tij. /Telegrafi/